VLORE- Policia e Vlorës arrestoi të martën në mbrëmje, në kushtet e flagrancës, një 30 vjeçar nga ky qytet, të cilit iu gjet në banesë një armë zjarri pistoletë dhe sende të tjera.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, Spiro (Benard) Idai Sinomati, u kap gjatë një aksioni në banesën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”, ndërkohë që ishte i armatosur me një armë zjarri tip pistoletë TT, të cilën e mbante në brez. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës u gjetën edhe një jelek antiplumb, fishekë pistolete dhe një numër i konsiderueshëm kartash “sim” të operatorëve të ndryshëm celularë.

Policia saktësoi se, “vijojnë hetimet për aktivitetin kriminal të këtij shtetasi dhe materialet do i referohen organit të Prokurorisë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: