VLORË

Policia e Vlorës ka arrestuar një person pasi është kapur duke mbjellë kanabis. Si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Vranisht.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një sipërfaqe toke në fshatin Vranisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: