Një 30-vjeçar shqiptar dhe një shtetase greke janë arrestuar në Thesproti të Greqisë, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm.

31-vjeçari u kap duke transportuar emigrantët në një kamion drejt kufirit greko-shqiptar, kundrejt pagesës 100 euro.

Ndaj të riut shqiptar me iniciale I.X., rëndon akuza e transportit të emigrantëve të plaigjshëm. Nga hetimet e policisë, 30-vjeçari i kishte marrë emigrantët nga zona e Peloponezit për t’i transportuar pranë kufirit greko-shqiptar, kundrejt pagesës prej 100 eurosh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb