Shërbimet e Seksionit të Shërbimeve të Trafikut Urban dhe Interurban, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe të atyre që drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ballabanit”, Këlcyrë, kanë ndaluar shtetasin H. Sh., i cili po transportonte me një mjet tip furgon, dru të prera në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi H. Sh. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (foto ilustruese)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb