DURRES

Policia ka arrestuar një shtetas shqiptar në Durrës, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Ai ishte dënuar 13 vjet e 4 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim. 48-vjeçari u kap pas punës kërkimore të Policisë Durrës dhe Interpol Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale  “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim  ”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane,  pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar,  arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • A.D., 48 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi A.D.,  ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi  Gjykata Parto/Itali, më  datë 27.06.2019,  e ka dënuar me 13 vjet  e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale  “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim “.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb