ITALI- Një gomone oqeanike me në bord tre shtetas shqiptarë dhe një ngarkesë prej 734 kg marijuanë është bllokuar pasditen e djeshme nga motovedetat e Guardia di Finanza ndërsa tentonte të mbërrinte në brigjet e Salentos në veri të Otrantos.

Operacioni ka nisur pasi gomonia është pikasur nga një helikopter që patrullonte në kanalin e Otrantos.

Tre skafistët janë arrestuar me akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gomonia është transportuar në portin e Otrantos, ku është sekuestruar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: