Një gomone më shumë se 9 metra e gjatë, me dy motorë nga 350 kuaj fuqi secili është zbuluar në grykëderdhjen e lumit Vjosë. Një informacion i ka drejtuar efektivët e policisë  në pikën e saktë ku gjendej e fshehur gomonia e cila ishte gati për t’u nisur nga vendi ku ishte në afërsi të fshatit Bishan.

Menjëherë efektivë të policisë së qarkut Vlorë, kufirit dhe Delta Forcës kanë organizuar operacionit. Ata kanë pritur fillimisht nëse dikush do t’i afrohej mjetit, por kur nuk i është afruar njeri është përforcuar dyshimi se aksioni ka qenë i dekonspiruar.

Blutë për disa orë kanë krehur gjithë zonën nga fshati Bishan deri në Zonën e Hoxharës por pa sukses. Burimet thonë, se nisur nga madhësia e gomones dhe fuqia e saj motorike, ajo mund të përdorej për transportimin e një sasie të madhe lënde narkotike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: