Policia e Elbasanit ka njoftuar arrestimin e një 31-vjeçari, banues në Gramsh për akuzën “Vjedhja”.

Shtetasi me inicialet E. B. dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në magazinën në pronësi të shtetasit A. Zh.

Nga veprimet hetimore dyshohet që 31-vjeçari është autor edhe i vjedhjes së disa materialeve në magazinën në pronësi të shtetasit A. Xh., 42 vjeç.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në magazinën në pronësi të shtetasit A. Zh. Nga veprimet hetimore dyshohet që 31-vjeçari të jetë autor edhe i vjedhjes së disa materialeve në magazinën në pronësi të shtetasit A. Xh., 42 vjeç”, ka njoftuar policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb