SHIJAK

Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 20-vjeçar nga Shkodra, i akuzuar për 12 vjedhje banesash me thyerje. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, edhe ai nga Shkodra. Policia thotë se ata janë autorë të 12 vjedhjeve të ndodhura nga 2 tetori deri me 30 nëntor të këtij viti. Po kështu kanë kanosur me armë një shtetas të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar operacionin e koduar “Alfa”.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Frederik Shkambi 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale” Vjedhja e kryer në bashkëpunim ” dhe” Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”.

Shtetasi i mësipërm ishte edhe person i shapllur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z.N. 26 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen si autorë të 12 vjedhje banesash me thyerje në territorin e Komisariatit të Policisë Shijak, konkretisht:

Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit S.M.
Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit H.B.
Më datë 11.10.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit K.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
Më datë 10.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.M. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 14.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh.T. ku kanë marrë vlera monetare.
Më datë 17.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit P.Ll. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.Ll. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. ku kanë marrë vlera monetare dhe oriendi shtëpiake.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe Laptop.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.D. ku kanë marrë vlera monetare.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.J. ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.T. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
Gjithashtu, po më datë 30.11.2018 kanë kanosur me armë pranë banesës një shtetas të mitur Xh.Sh. 17 vjeç.

Shtetasit e mësipërm nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• një automjet tip Alfa -Romeo;
• vlera monetare në Euro dhe Lekë;
• mjetet që përdorin për hapjen e bravave të banesave dhe thyerjen e tyre si: doreza, kaçavida, pinca.

Nga ana e Efektiveve të Komisariatit të Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pasi dyshohet se janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera “Vjedhje me dhunë “të kryera në rrethe të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb