TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shumëkërkuar, të dënuar nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar droge. Policia bën të ditur se rreth orës 20:30 të ditës së djeshme, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim  Blenard  Fejzulla, 39 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tirana, pasi Interpol Roma njofton se Gjykata Milanos, Itali, e ka dënuar me 15 vjet burg, për kryerjen e Veprës Penale, “Pjesëmarrës në organizate kriminale me qëllim të trafikut të drogës”.

Fejzualla ka qenë pjesë e grupit që u godit nga vitin 2005. Gjatë operacionit ndërkombëtar “Kompas” u arrestuan 48 persona, organizatorë dhe pjesëtarë të këtij rrjeti. Gjatë këtij operacioni u arrestua dhe babai i tij, Muhamet Fejzulla, banues në Fier. Babë e bir ishin në përgjim dhe gjatë bisedave është zbuluar se rrugët që grupi ndiqte për trafikun e drogës drejt Italisë, shkruan Panorama. Gjatë aksionit “Kompas”, shumë të kërkuar ashtu si dhe Blenard Fejzulla i shpëtuan arrestimit për shkak të dekonspirimit.

Edhe pse shumë pjesëtarë të “grupit VIP të heroinës” ishin në ndjekje nga Policia arritën t’i shpëtonin prangosjes. Pjesë e këtij grupi ishte dhe Arjan Selimi, ish­-bashkëshorti i Inis Gjonit, i cili u vra para 5 vitesh. Policia italiane arriti të kapë rreth 75 kg heroinë për llogari të këtij grupi, të cilët si korrierë përdornin prostituta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: