TIRANE
Kohët e fundit Mc Kresha e kishte lënë të kuptohej që është në një lidhje. Që prej intervistës në Klanifornia, nënkuptoi gjatë pyetjeve të Marinës që është në një lidhje, por për momentin preferon ta mbajë të fshehtë.

Mirëpo, në kohën e fotove paparaci është e vështirë të mbahet një lidhje e fshehtë. Reperi është fotografuar rrugëve të kryeqytetit me të dashurën e tij, një bionde misterioze që e shoqëroi rreth një muaj më parë edhe në ditëlindjen e tij.
Çifti nga fotot e “nZoom”, duket që janë kapur për dore dhe shëtisin normalisht në kryeqytet. Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Mc Kreshës?!
(BalkanWeb)