Këngëtarja shqiptare e famshme, Bebe Rexha, prej disa kohësh është në një lidhje dashurie. Ka qenë vetë ajo që e ka bërë publike lidhjen e saj, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Gjithashtu ajo është fotografuar edhe nga paparacët herë pas here, teksa shfaqej krah partnerit të saj.
Së fundmi, “Daily Mail” ka publikuar disa fotografi të këngëtares me famë botërore, që është “kapur mat” duke shëtitur pranë bregdetit me të dashurin e saj, Keyan Safyari.

Duke përfituar nga moti i ngrohtë, ata të dy kanë shijuar një xhiro me biçikletë. Bebe ka tërhequr menjëherë vëmendjen me thjeshtësinë e saj. Ajo kishte vendosur që të dilte pa vendosur asnjë pikë makijazhi në fytyrë.

Nga ana tjetër kujtojmë se Bebe Rexha ka thuajse një vit që po jeton një histori të bukur dashurie me Safyari. Ajo ka treguar më herët se partneri i saj e mbështet shumë duke qenë se vjen nga industria e argëtimit njësoj si ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: