ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane mbrëmjen e djeshme, pasi i janë gjetur në makinë 10 kg hashash. Sipas mediave italiane, Dritan Alica rezident në Alba Adriatica është arrestuar gjatë një operacioni të skuadrës së lëvizshme së bashku me policinë rrugore të Peskarës. Shqiptari është ndaluar për një kontroll normal në dalje të autostradës Peskara jug/Francavilla.
Sjellja e tij nervoze dhe një mungesa e një arsyeje për udhëtimin e sapo bërë kanë ngjallur dyshime tek policët italinë, të cilët kanë bërë edhe një kontroll të imtësishëm të automjetit.
Nën sedijen e pasme ishte fshehur një qese e vulosur me 100 pako hashash nga 1 kg secila, me një peshë totale rreth 10 kg.
Pakot kishin të shkruar Londër, të vulosur me një stampë, një lloj marke fabrike që përdoret nga narkotrafikantët për të njohur drogën e tyre nga e konkurrentëve.
Droga në treg do të kishte sjellë rreth 300 mijë euro dhe ishte e destinuar për shpërndarje në bregun e Peskarës. Policia është vënë në ndjekje të furnizuesve të drogës.
(m.k/BalkanWeb)