ROMË– Një i ri shqiptar ka përfunduar në pranga të policisë italiane gjatë ditës së sotme, pasi pas kontrolleve të kryera, atij iu gjet dhe  iu sekuestruan 32 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Siç raportojnë mediat fqinje, autoritetet kanë arrestuar një 23-vjeçar, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur, raporton BalkanWeb.

Policia italiane në kuadër të goditjeve të rasteve të trafikut të drogës, ka shtrirë operacione në pjesën më të madhe të rrugëve në Itali, kryesisht në qytetet me fluks të lartë lëvizjesh, përcjell ilmetropolitano.it. Gjatë kontrolleve, shqiptarit i janë gjetur edhe një sasi parash, të cilat mendohet se i ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb