DURRËS

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar pasi është kapur me 10 doza kokaine. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin D. V., 49 vjeç, banues në Maminas, Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza lëndë narkotike, e llojit kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb