ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Galliate, pasi është kapur me lëndë narkotike dhe para.

Në pranga ka përfunduar 29-vjeçari shqiptar me iniciale S.D. Policia ka vërejtur lëvizje të shumta dhe të çuditshme të disa të rinjve drejt shtëpisë së shqiptarit  dhe vendosi të kryejë kontroll.

Pas kontrolleve në makinën dhe shtëpinë e tij, policia gjeti 106 doza kokainë për një total prej rreth 200 gram, si dhe 15,880 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme.

Gjithashtu policia gjeti edhe materiale paketimi të drogës. 29-vjeçari nuk rezultonte me precedent penalë të mëparshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: