FIRENZE, ITALI

Media italiane “Firenze Today” raporton se një shqiptar 34-vjeçar u arrestua në qendër të Firenzes, pasi iu gjetën euro, kokainë dhe hashash.

Policia gjatë një kontrolli të territorit vunë re dy burra të dyshimtë qëndronin në Piazza Tasso. Dy burrat u kontrolluan, edhe për faktin se ata më heret kishin qenë të inkriminuar për drogë e krime kundër pronës.

34-vjeçari shqiptar u arrestua, pasi në momentin e kontrollit, u përpoq që të nxjerrë nga xhaketa një sasi prej disa gramë kokainë.

Pas kontrollit edhe në xhepin e pantallonave të 34-vjeçarit shqiptar, iu gjet hashash dhe 200 euro të gatshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb