GREQI- Një 19-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Pire, pasi është kapur me mbi gjysmë kilogram heroinë.

Gjatë kontrollit të policisë bregdetare të Pireut, sektori periferik kundër drogës, kanë kontrolluar në një traget në portin e Pireut 19-vjecarin shqiptar, që kishte fshehur në çantë supi 3 qeska najlon me 224 gram, 210 gram dhe 100 gram heroinë, si dhe një peshore me mbetje kokainë në sipërfaqe.

Policia greke vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb