Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Rodos të Greqisë, pasi në valixhen e tij u gjetën mbi 7 kg kanabis.

Gjatë kontrollit fizik, policia greke gjeti dhe sekuestroi 7252 gr kanabis dhe gjashtë pako plastike të improvizuara.
Kur u mor në pyetje, i akuzuari deklaroi se nuk e njihte dërguesin dhe marrësin e lëndës narkotike dhe se do ta priste atë në një parking në Rodos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: