Inspektuesit e kafshëve kanë ndërprerë punën e tyre kur një mi gjigant u gjet në një kënd lojrash të Londrës këtë të enjte.

Krijesa ka përmasat e një fëmije 4 vjeç.

Inxhinieri i gazit, Tony Smith, 46 vjeç e pa miun 1.2 metra të gjatë ndërkohë që po punonte në një bllok pallatesh në mes të Londrës.

Miu mutant i cili u gjet në një shkurre të këndit të lojërave të fëmijëve peshon 11 kg.

Smith u ndihmua nga miku i tij elektricist James Green për të mbajtur kafshën ndërkohë që ai bëri foton.

“Ky është miu më i madh që kam parë në të gjithë jetën time. Ne do ta hidhnim në koshin e plehrave por menduam që më parë t’i bënim një foto që njerëzit të na besonin që ishte i vërtetë”- tha ai për Telegraph.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: