SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, pasi vitin e kaluar në Mirditë, në banesën e tij u gjetën 424 kanabis sativa.

Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga shtetasi Florian Bardhi, 51 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.

Shërbimet e Policisë së Sarandës, kanë bërë të mundur arrestimin e këtij personi në lagjen nr.4 Sarandë, pranë lokaleve të peshkimit.

Ngjarja për të cilën është arrestuar Bardhi, ka ndodhur në datën 20.10.2015, ku në një prej banesave në pronësi të këtij shtetasi në Mirditë, është gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 424 kg kilogramë të llojit “Cannabis sattiva”.

Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 21.10.2015 dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: