GREQI

Policia greke ka arritur të ndalojë një gomone, e cila dyshohet se transportonte drogë.

Gomonia e ndaluar drejtohej nga një shqiptar. Mjeti lundrues është ndaluar në ishullin Agkistri.

Shqiptari i ndaluar nga forcat policore greke do të merret në pyetje.

  • foto galeri

Autoritetet helene arritën të dallojnë gomonen në det rreth orës 15.30 minuta. Ka dyshime se kemi të bëjmë me shqiptarë, të cilët disa herë kanë tentuar të kalojnë lëndë narkotike drejt Turqisë, kryesisht kokainë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb