Kapet një tjetër ngarkesë me drogë në Selanik, në pranga një shqiptar i kërkuar.

Në një banesë në Selanik janë gjetur dhe sekuestruar 41 pako me 34 kg 444 gram marijuanë, 1.67 gram kokaine, 2 peshore elektronike dhe 4 celularë.

Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptare 29 dhe 31 vjeç. Ky i fundit rezulton person në kërkim, me dy dënime prej 14 vjet dhe 6 vjet si dhe 70 mijë euro gjobë për trafik klandestinësh.

Vetëm gjatë muajit nëntor në Selanik janë kapur rreth 155 kg marijuanë me protagonistë shtetas shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb