BERAT– Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike në Skrapar ku janë sekuestruar 325 kg Cannabis Sattiva por ata që e kanë pësuar janë 5 banorë të zonës që janë shoqëruar si autorë të dyshuar.

Sipas burimeve zyrtare, sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva dhe në vijim të kontrolleve të vazhdueshme kanë konstatuar se:

Në fshatin Potom, në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, u gjetën brenda një magazine (ish-rezervat) 17 thasë me  peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Strukturat e Policisë Berat kanë shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: