MONTEVIDEO

Zyrtarët në Uruguai kanë informuar se kanë sekuestruar një sasi rekord në historinë e vendit, plot 6 ton kokainë. Autoritetet në shtetin amerikano – jugor thanë se kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në historinë e vendit.

Oficerët detarë dhe doganorë kapën 4.4 ton drogë në portin Montevideo. I Droga ishte fshehur në katër kontejnerë miell soje të destinuar për Lome, kryeqytetin e Togo. 1.5 ton të tjerë u gjetën më vonë në një fermë, thuhet në raportet lokale raporton BBC.

  • foto galeri

Nëse kjo drogë do të shitej në treg, tregtarët do të fitonin rreth 1.3bn $ (1bn £). Uruguai është një vend që po përdoret gjithmonë e më shumë si pikë tranziti për të transportuar sasi kokaine nga nga Amerika Latine në Afrikë dhe Evropë. Autoritetet më herët po në Montevideo kishin kapur 3 ton kokainë, ndërsa këtë herë kanë sekuestruar 4.4 ton vetëm në portin e vendit.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb