GREQI- Një tjetër ngarkesë me drogë është kapur në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se një automjet është ndaluar sot në Plagia, Konitsa të Janinës, që vinte nga kufiri gjelbër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia greke, brenda automjetit u gjetën dhe sekuestruan 32 pako me 47 kg 863 gram marijuanë. Ndërkohë në pranga ra drejtuesi i mjetit, një 49-vjeçar grek, ndërsa është shpallur në kërkim një shqiptar, 41 vjeç. Ky i fundit thuhet se ka qenë duke drejtuar një tjetër mjet, ndërsa kryente rolin e kontrollorit të rrugës.

Droga
Droga

Gjate kontrollin te banesave te të arrestuarit dhe të kërkuarit, atyre iu gjeten dhe sekuestruan gjithashtu 150 gram marijuanë, 1500 euro, 14.000 lekë shqiptare dhe automjeti i 41-vjeçarit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb