Policia italiane ka sekuestruar rreth 500 kg lende narkotike, që mendohet se vinte nga Shqipëria.

Mediat italiane raportojnë se droga ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të një skafi, ndërsa mjeti i lundrimit u bllokua mes Leçes dhe Torre Chiancas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Quotidianodipuglia’ shkruan se policia gjatë aksionit të saj ka parë se si një fuoristradë me karroceri tërhiqte skafin 6 metër të gjatë, ndërkohë që u ndalua shoferi, një shtetas italian.

Gjatë kontrolleve u zbulua droga e fshehur në dyshemenë e skafit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb