ITALI-Një shqiptar është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë i kanë shpëtuar policisë. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme, ku këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, po tentonin të vidhnin një banesë në zonën e Pioltello në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është një 17-vjeçar, ku së bashku me dy persona të tjerë, ishin futur në katin e katërt të një apartamenti për të vjedhur sende me vlerë.

Kanë qenë banorët e apartamentit, të cilat kanë njoftuar policinë, por dy të arratisurit kanë mundur të largohen duke kërcyer nga kati i katërt i apartamentit. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb