Dinamo mbylli një sezon të dështuar në çdo aspekt, pas vetëm një viti, kryeqytetasit u rikthyen në Kategorinë e Parë, një përfundim i hidhur me efekt domino shumë të madh. Ishte e pritshme që nga blutë do të largoheshin një pjesë e mirë e lojtarëve aktual për tu ulur kostot dhe jo vetëm.
Me anë të një njoftimi për mediat, klubi i Dinamos ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me katër titullarë, duke nisur nga kapiteni Agim Ibrahimi për të vijuar me Aleksandar Sofranac, Goran Siljanovski dhe Aleksandar Isaevski.

Palët kanë gjetur bashkëpunimin ndërmjet tyre për të vijuar në drejtime të ndryshme sezonin e ri.