Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, pohoi se ekipi i tij nuk duhet që të heq dorë lehtë nga vendi i parë për Seria A. Nerazzurët udhëheqin në Serie A me një pikë më shumë se ekipet tjera në pushimin dimëror, por pësuan humbje 2-1 nga Lazio në shtëpi.

“Ne jemi të kënaqur, por e dimë se nuk duhet të heqim dorë. Ne duhet të punojmë edhe më shumë se kaq. Është ëndërr që kam shiritin e kapitenit, por kjo nuk ka ndryshuar qasjen time ndaj fushës. Unë e di historinë e Interit dhe e di se duhet të nderoj njerëz si zëvëndëspresidenti, Javier Zanetti”, u shpreh Icardi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: