Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos i cili bër vite është munduar të ndalë rivalin Lionel Messi ka bërë një deklaratë surprizë lidhur me largimin e këtij të fundit nga Barcelona.

Ramos thotë se Messi e ka të drejtën të vendosë vetë për të ardhmen. Edhe pse pranon se nuk e di nëse ai po e bën në mënyrë të duhur largimin apo jo.

Por ndër të tjera ai thotë se për të gjithë në Spanjë, përfshi Real Madridin është mirë që Messi të qëndrojë me Barcelonën, pasi ai e bën La Ligën më të mirë dhe ‘El Classico-t’’ më të bukur.

“Ai ka fituar respektin për të vendosur për të ardhmen e tij. Nuk e di nëse ai po e bën atë në mënyrën më të mirë. Por për futbollin spanjoll, për Barçën dhe për ne, ne do të dëshironim që ai të qëndronte. Leo e bën kampionatin spanjoll më të mirë, ekipin e tij më të mirë dhe Clásicos më tërheqëse ”.- tha Ramos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb