Andy Robertson, mbrojtësi 24-vjeçar i Liverpool, do të jetë kapiteni i ri i Skocisë duke filluar nga dy ndeshjet e ardhshme të kësaj kombëtarje pas tërheqjes për herë të dytë të Scott Brown, mesfushorit që luan me Celtic.

Robertson në një intervistë për mediat britanike ka folur për këtë fakt, por edhe për ndeshjet e ardhshme të kombëtares së tij që do të ndeshet me Belgjikën në një miqësore dhe kundër Shqipërisë për Ligën e Kombeve.

“Është një ditë që më bën shumë krenar,”-deklaron fillimisht mbrojtësi. “Nderi më i madh është të luash për vendin tënd. Shpresoj ta udhëheq kombëtaren me shembull në fushë dhe jashtë saj. Kam debutuar shumë i ri, në vitin 2014 kur isha 19-vjeç. Dua të arrijmë kualifikimin në Botëror dhe nuk duhet t’i frikësohemi asnjë skuadre.

Për sa i përket Ligës së Kombeve e nisim kundër Shqipërisë, një ndeshje shumë e vështirë. Ata luajtën në Europianin e shkuar dhe kanë eksperiencë, gjë që ne nuk e kemi. Gjithsesi do të mundohemi t’i fitojmë të dy përballjet, edhe atë ndaj Izraelit, për të përmbushur objektiva tona”, u shpreh Robertson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb