Djali i madh i Wayne Rooney-t, Kai po stërvitet me rivalët më të mëdhenj të babait të tij, Manchester City-n. 7-vjeçari ka lozur me të vegjlit e Manchester United që nga muaji tetor. Por që kur djaloshi u fut në Akademinë e Manchester City, ai ka impresionuar stafin drejtues.

Ende nuk është vendosur se në çfarë pozicioni do të luajë Kai Rooney.

“Fëmijët në një moshë të tillë nuk kanë një pozicion të rregullt në skuadër, pasi atyre u duhet të provojnë role të ndryshme. Shumica e tyre duan të jenë numri 9 dhe të shënojnë sa më shumë gola, por më e rëndësishmja për ta është t’i kënaqen këtij sporti,” tha një nga trajnerët e rinj për Sportsmail.

Rooney nuk është i vetmi lojtar që ka regjistruar djalin e tij tek rivalët e mëdhenj. Edhe Robin Van Persie gjatë kohës që ishte sulmues me Manchester United, e angazhoi djalin e tij me të vegjlit e The Citizens.

Kai sits alongside Wayne on the substitutes bench during Wayne's testimonial game

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb