Terapia e specializuar duket se ka dhënë efekt. Lorik Cana e kaloi lëndimin e pësuar në këmbën e majtë dhe është gati për lojë. Lajmi i mirë konfirmohet edhe nga klubi i Nantës. Mbrojtësi kuqezi është grumbulluar nga trajneri Der Zakarian për sfidën e së shtunës në Ligën e Parë franceze, në fushën e Nisës.

Rikuperimi i Lorik Canës është një lajm fantastik për Kombëtaren shqiptare, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga sfida me Serbinë, në kualifikueset e “Euro 2016”.

Prezenca e kapitenit në qendër të mbrojtjes është një garanci për trajnerin De Biasi dhe ekipin, për duelin vendimtar të kuqezinjve, ku prej 8 tetorit, me një fitore në “Elbasan Arena” dhe humbjen e Danimarkës në Portugali, mund të kurorëzohet ëndrra për kualifikimin e parë në histori në një eveniment madhor.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: