E vetmja gjë e sigurt në Grupin B është fakti që Belgjika ka prerë një biletë për më tej, mbetet ende për tu përcaktuar si kokë grupi apo jo, ndërsa tre ekipet e tjera, Rusia, Finlanda dhe Danimarka janë ende në valle. Kualifikohen apo jo për më tej, Danimarka do të kujtohet gjatë, për atë që ndodhi me yllin e skuadrës, Christian Eriksen. Kapiteni Simon Kjaer, një tjerë figurë emblematike në ato momente dramatike, është i bindur se e meritojnë të kalojë më tej:

Kajer
Kajer

“Pas asaj që kaluam mendoj se e meritojmë të kalojmë më tej. E presim këtë sfidë kundër Rusisë me mentalitetin e duhur dhe të bindur se mund t’ia dalim”. Kjaer shpreson shumë që efekti fushë ti vijë në ndihmë, ndaj Belgjikës me tifozët në krahë dhuruan një paraqitje pozitive: Mbështetja që morëm ndeshjen e fundit ishte gjëja më e çmendur që kisha parë. Ishte një mbrëmje speciale, nuk e kisha parë kurë stadiumin Parken në atë mënyrë. Shpresoj që edhe ndaj Rusisë të kemi të njëjtën mbështetje”, theksoi Kjaer.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb