Harry Kane vendos më në fund ti jap lamtumirën Tottenham Hotspur, për këtë vendim të tij ai ka informuar edhe vetë presidentin e klubit Daniel Levy. Kapiteni është i pakënaqur nga mungesa e një projekti cilësorë nga “gjelat”, pa Champions League ky vendim i tij është i pakthyeshëm. Pas shumë sezoneve në Londër, më në fund Kane ka gjetur forcën për tu shkëputur nga Tottenham, ai dëshiron që e ardhmja të vendoset mundësisht përpara fillimit të Europianit në mënyrë që të jetë më i qetë në fushë.

Sun
Sun

Vetë klubi i Tottenham nuk ka preferuar të flas për këtë vendim të kapitenit, interesimit të “Sky Sport” iu përgjigjën shkurtimisht: “Nuk dëshirojmë të komentojmë, objektivi ynë është të mbyllim këtë sezon sa më mirë të jetë e mundur, kjo është e vetmja gjë ku të gjithë duhet të jemi të përqendruar”. Vendimi i Kane për tu larguar nga Tottenham ka bërë që klube si Man.City, Man.United dhe Chelsea të vihen në lëvizje për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit. Kane gjithashtu pëlqehet edhe jashtë Anglisë ku PSG e Real Madrid janë interesuar edhe në të shkuarën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb