TIRANE

Një skenë që të prek zemrat. Ky vogëlush që shihni në videon e mëposhtme vrapon për të përqafuar nënën e tij, e cila sapo ka zbritur nga avioni ushtarak. Gruaja me uniformë është kapitenia Ana Allani, e cila sapo është kthyer në atdhe nga misioni 6 mujor në Herat të Afganistanit.

Image3

Oficerja nuk i ka mbajtur dot lotët, kur ka përqafuar të djalin e saj 2-vjeçar. Pamjet prekëse dhe emocionuese janë publikuar në rrjetet sociale nga ministrja e Mbrojtës Olta Xhaçka. E prekur nga kjo skenë Xhaçka rrëfen se edhe ajo nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Emocion dhe krenari! Personalisht nuk i mbajta dot lotët! Kapitene Ana Allani u kthye në Atdhe pas 6 muaj shërbim në Herat dhe përqafimi i parë që ajo mori ishte nga djali i saj 2 vjeçar”- shkruan Olta Xhaçka në facebook.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb