Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli në librin e fundit me kujtime “Kapitulli i Amerikës” flet për ish persekutorët e tij në komunizëm.

Ai tregon se janë njerëz që njihen botërisht sepse kanë qenë persekutorë të intelektualëve dhe se janë të lirë ende sot. “Janë njerëz që njihen botërisht kanë bërë gjynafe shumë, njëri është këtu në lagje, banon përballë, e shoh dhe ndjej neveri”.
Për shkrimtarin e zëshëm raporti ynë me të shkuarën është problematik

“Atyre që kanë qenë persekutorë dhe kriminelë, nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë, përkundrazi. Askush nuk ka ndërmend të vërë pikat mbi i ndaj gjërat shkojnë kështu”, thotë ai.

10 vite më parë ai kërkoi falje publike që kishte dëshmuar kundër një kolegu në gjyqet komuniste. Sot duke ripohuar ndjesën e tij, sqaron nevojën për të rrëfyer

“Njeriu nuk duhet të mbetet peng i së kaluarës, por as ta harrojë atë. Ai që harron është i destinuar ta rijetojë. Kur shkorva ‘Iluzionet në Sirtar’ ai është i vetmi episod që nuk mund ta hiqja”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb