Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka komentuar rrëfimet e tij për Kosovën në librin ‘’Misioni im’’.

Basha thotë se kapitulli i shkurtër ku flet pë Kosovën është një pjesë shumëe  vogël për të.

Ai thotë se nga fëmijëria Kosova është pjesë e pandashme e qenies dhe identitetit të tij duke nisur nga origjina, bisedat familjare, kultura, traditate e deri tek angazhimet e tij me UNMIK e OKB gjatë dhe pas luftës.

 

Pyetja: Kapitulli i fundit i librit është për Kosovën. Lidhjen tuaja me Kosovën, e konsideroni si gjysmën tjetër. Pak kush e di, të paktën në perceptimin tim, se ju keni një lidhje të ngushtë edhe nga gjyshërit tuaj nga nëna. Çfarë do të thotë kjo për ju dhe sa ju shoqëron?

 

Lulzim Basha: Prej fëmijërisë është pjesë e pandashme e qenies time, e identitetit tim. Të dy gjyshërit kanë ardhur nga Kosova. Gjyshja nga Peja, gjyshi nga Drenica në vitet 20 në kushte shumë të vështira janë njohur këtu dhe kanë themeluar familjen e tyre. Nëna ka lindur në Tiranë nga dy prindër Kosovarë por Kosova ka qenë pjesë e pandashme e realiteti në të cilin unë kam lindur dhe jam rritur. Dhe ajo që përshkruaj në libër është një pjesë shumë e vogël e asaj që më ka shoqëruar që prej fëmijërisë. Një rol të veçantë kanë luajtur edhe librat e një tjetri të afërmi Sulejman Krasniqit, një shkrimtar, një kontribuesi të madh letrave shqipe i cili është ndarë nga jeta por që është anëtari i rrethit të ngushtë familjarë, është burri i tezes time dhe thuajse të gjitha veprat e tij kanë patur lidhje me Kosovën, me qëndresën e Kosovës. Kjo pastaj e kombinuar me atë që ndodhi në ditët e para të angazhimit të tij profesional që ishte angazhimi me tribunalin për hartimin e akt akuzës kundër Millosheviçit në kohën e luftës së Kosovës e angazhimin më vonë me OKB në Kosovë dhe mbi të gjitha privilegji jetës për të punuar në dy projekte madhor siç ishin rruga e kombit dhe pavarësimi i Kosovës e njohja e saj ndërkombëtare ishin një farë shpagimi për gjithë ato vuajtje, sakrifica por edhe ëndrra të familjes biologjike të nënës time, të gjyshërve të mijë dhe të shumë e shumë të afërmeve të mijë disa prej të cilëve nuk jetojnë më dhe disa prej të cilëve jetojnë në Shqipëri apo në Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb