Policia italiane ka zbuluar sot një sasi të madhe droge në portin e Genovas. Gjatë operacionit të kryer në bashkëpunim mes katër shtetesh u gjetën dhe u sekuestruan 270 kg heroinë.

Pas aksionit ka reaguar edhe kryeministri Matteo Salvini, i cili përmes një posti në “Twitter” ka falënderuar policinë në emër të të gjithë italianëve.

Mateo
Mateo

“Në orët e fundit, janë kryer 62 arrestime për drogë dhe armatime, nga forcat e  Romës, Milanos, Cagliari  e Salerno. Falënderime për policinë e shtetit në emër të gjithë italianëve” shkruan Salvini.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb