I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 studiuesi Erald Kapri ka deklaruar se nuk ka asnjë dokument dhe provë që vërteton se Mid’hat Frashëri ka bashkëpunuar me nazistët.

Kapri tha se Frashëri ishte një figurë paqësore, por në asnjë moment nuk vërtetohet kontakti i tij me gjermanët.

“Në asnjë rast nuk mund të vërtetohet se Frashëri kishte kontakt me gjermanët. Balli Kombëtar nuk kishte celula që mund të vrisnin në emër të politikës. Ai ishte një figurë pqësore, por ishte pro perëdimorë dhe nuk kishte bashkëpunuar me nazistët.

Madje jep dhe urdhër që të ndalet lufta civile në Shqipëri. Këtë nuk mund t’ia mohojmë kësaj figure. Edhe pas lufte, angloamerikanët e mbështetën Frashërin për formimin e një qeverie në ekzil.

Në 4 kohët më të rëndëishme që ka jetuar shteti shqiptar, ai nuk ka gabuar aspak”,-tha ndër të tjera Kapri.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb