TIRANE – Këtë verë për herë të parë Rozana Radi do të sjellë në duart e lexuesve një libër që mban autorësinë e saj. Aktualisht artistja shqiptare ndodhet në ishullin e Kaprit në Itali ku po kalon disa ditë relaksuese atje. Ajo ka zbuluar edhe një tjetër surprizë interesante.

Një nga stilistët më të famshëm në botë, Stefano Gabbana i D&G i ka shkruar Rozanës në Instragram. Teksa ka shkrepur një foto në një nga dyqanet e kësaj marke në Itali, artistja shkruan se “Kapri nuk është Kapri pa D&G”, e në këtë foto ka etiketuar edhe stilistin e njohur.

Kaq ka mjaftuar, edhe ai i është përgjigjur menjëherë, duke i dërguar me emoji një zemër . “Nuk ndodh përditë të të dërgojë një zemër Stefano Gabbana”, ka shkruar ajo në postimin në instastory, ku shfaq përshëndetjen e stilistit të famshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: