TIRANE- Ndryshimet e papritura të motit në ditët e fundit duket se janë bërë normale. Pas temperaturave të larta përgjatë paraditeve dhe orëve të drekës, pasditet janë karakterizuar nga erëra të forta shpesh të shoqëruara edhe me reshje shiu.

Kështu sot pasdite në Tiranë, sikundër shihet edhe në këto fotografi të mbërritura në redaksinë tonë, era e fortë ka shkaktuar rrëzimin e një peme në parkun Rinia, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Ndërkohë që pak minuta më pas kanë nisur reshje të dendura shiu.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: