Emigrantët shqiptarë vijojnë të presin prej më shume se 20 orësh, ndërsa qëndrojnë të bllokuar mes të ftohtit me gratë e tyre dhe persona më të moshuar.

Një prej emigrantëve, nëpërmjet telefonit është shprehur se ka më shumë se 24 orë që pret në tokën neutrale.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se ndër të tjera, emigrant që prononcohet thotë se ka komunikuar edhe me konsullatën, ku jeton por nuk kane marre ende një përgjigje prej tyre.

Nga ana tjetër, ky emigrant dhe shumë të tjerë si ky nuk janë rezidentë në Greqi, por kanë shkuar për arsye shëndetësore në shtetin grek, ndërsa theksojnë se po qëndrojnë në kushte tepër të vështira dhe mes tyre ka të sëmurë.

Ndërkohë, këta emigrantë nuk kanë autorizim nga konsullata, ku të lejohen të kalojnë drejt shtetit shqiptar. Kjo ka bërë që këta shtetas të mbeten pa zgjidhje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb