LEZHË 

Një protestë e lajmëruar në rrjetet sociale është zhvilluar në Lezhë rreth orës 17:00.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se protesta në nderim te Klodjan Rashes ka filluar përballë “obeliskut” ku dhe u ndezën qirinjtë.

Më pas, me pankarta në duar i drejtuar komisariatit të  policisë, ku dhe kanë hedhur kapsolla dhe kanë shkelmuar portën.

Protesta është zhvendosur drejt prokurorisë së Lezhës me thirrjet “Duam drejtësi” e më pas para Bashkisë.

Rreth orës 16:00, protestuesit kanë bllokuar superstradën Shkodër –Tiranë, ku dhe janë krijuar radhë të gjata. Binte në sy mungesa e uniformave të policisë, për të kontrolluar turmën, e cila gjatë manifestimit ka thyer disa xhama tek komisariati, si dhe dëmtuan kazanët e pastrimit.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb