Anija kozmike e SpaceX’s Crew Dragon – që transportoi në hapësirë astronautët e NASA-s Robert Behnken dhe Douglas Hurley 2 muaj më parë – beri një rënie të sukseshme me parashutë në Gjirin e Meksikës të dielën, duke shënuar një fund të sigurt për një mision historik.

Rikthimi i tyre në tokë pas misionit 2-mujor në stacionin hapësinor ndërkombëtar, riktheu Shtetet e Bashkuara në hapësirë, 9 vite pas përfundimit të fluturimeve të anijeve të misionit Shuttle.

Dy astronautët e agjencisë hapësinore NASA u nisën nga qendra hapësinore Kenedi në Florida më 31 maj. Misioni i tyre solli edhe një tjetër risi, ku për herë të parë dërgimi në hapësirë u mundësua nga një firmë private si Space X, pjesë e grupit Tesla të miliarderit Ilon Mask. Kjo firmë prodhoi raketën dhe kapsulën Kriu Dregën. Tashmë, të gjitha misionet hapësinore amerikane do të mundësohen nga firmat private.

Riktimi i kapsulës me parashutë në tokë nuk kishte ndodhur prej 45-vitesh, që kur Shtetet e Bashkuara nisën të përdorin sistemin Shuttle për dërgimin e njerëzve në hapësirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb