Policia e Vorës ka kapur në flagrancë duke vjedhur një kabull përcjellës të energjisë elektrike që shërben për ndriçimin e rrugës dy persona, por pas këtij momenti ka zbuluar se bëhej fjalë për dy ekspertë, autorë të disa vjedhjeve. Bëhet fjalë për shtetasit Leonard Prenjasi , 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Bardhyl Shkreta, 41 vjeç, banues në Tiranë. Policia thotë se këta merreshin me vjedhjet e kabujve elektrikë dhe aksesorët e makinave.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi Leonard Prenjasi dhe në banesën e shtetasit Bardhyl Shkreta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
WhatsApp Image 2018-01-11 at 14.46.05

WhatsApp Image 2018-01-11 at 14.46.17

WhatsApp Image 2018-01-11 at 14.46.27
-122 m kabull, kapuç, doreza, levë, çizme plastike dhe jelekë me shirita fosforishentë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas dyshohen dhe si autor të ngjarjeve:

Më datë 15.10.2017, në rrugën Rinas –Qaf Kashar, dyshohet se kanë vjedhur nje sasi kabulli elektrik ndrçimi.

Më datën 30.07.2017, në rrugen “Llazi Miha”, dyshohet të kenë të vjedhur një sasi kabulli telefonik

JA VJEDHJET E DOKUMENTUARA
– Më datë 16.12.2017, dyshohet se ka vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “Benz”, pronë e shtetases E. S.,

– Më datë 18.12.2017, në rrugën “Spiro Mitro”, dyshohet se i ka vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “BMV”, shtetasit A. A.,

– Më datë 18.12.2017, në rrugën “Tefta Tashko”, dyshohet se i ka vjedhur dy pasqyrat dhe airbegun e mjetit tip “Benz”, shtetasi R.L.,

– Më datë 27.12.2017, në rrugën “Dali Ndreu”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë kasetofonin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Sh.D.

– Më datë 21.12.2017, tek ish Fusha e Avicionit, dyshohet se i ka vjedhur një çantë shpine, një shumë lekësh, një palë atletë sportive, një kartë krediti dhe një kartë sonxhorno italiane, ne mjetitin tip “Dacia“,në përdorim nga shtetasi F.R.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edge të tjera vjedhjeve që keta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb