Me lojtarët e tij që në këtë periudhë janë nën karantinë deri në rifillimin e ndeshjeve, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop nuk është aspak duarkryq. U dërgon atyre video duke u kujtuar triumfin në Champions dhe ndeshjet e shkëlqyera që kanë bërë me shpresën për të bërë të tjera paraqitje të tilla. Por në shtëpi, si e kalon kohën Klop?

“Bëj gjëra që nuk i kisha bërë kurrë më parë. Detyra ime kryesore për tani është të laj pjatat. Më pëlqen dhe jam bërë një pjatalarës i shkëlqyer. Bëra omletën time të parë, por ime shoqe Ula, nuk është se u impresionua shumë dhe nuk më kërkoi më që t’a bëja”.

Por trajneri 52-vjeçar mbi të gjitha kërkon të fitojë një sfidë me veten. “Jam 52 vjeç dhe ende nuk di të lidh kollaren. Por unë dhe djali im Denis do të punojmë fort dhe pas një jave ju garantoj se do ta kem mësuar. Do të duhet kohë sepse bëhet fjalë për një lëvizje, që duart e mia nuk janë mësuar ta bëjnë,” qesh Klop.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb