Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ishte vendimmarrje e tij vendosja e karantinës me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, por e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Teksa gazetari Sokol Balla e pyeti për një shqetësim që LSI ka ngritur për këtë fakt se mosardhja e emigrantëve nga jashtë rrezikon votën e kandidatit të tyre, Vangjel Tavo, Rama tha se edhe Niko Peleshi u mërzit.

Ai tha se e vetmja herë kur ka ‘ndërhyrë’ tek Komiteti Teknik i Ekspertëve ishte për rastin e Kosovës.

“Nuk i mohoj të drejtën askujt, pasi kjo nuk është vendimmarrja ime. Ka vetëm një ndërhyrje timen, parimore, të prerë nga lartë qysh në ditën e parë. Qysh në ditën e parë kur na erdhi kjo mortje. Ua kam thënë atyre në diskutimin që kemi pasur. Iu kam thënë se diskutoheshin kufijtë, hyrjet, daljet, dhe fillimisht që një mbylle e madhe iu kam thënë; shikoni këtu, nuk duhet të ndodh që Kosovën ta shihni si shtet tjetër, Jo më! Se pati një moment që u mbyll. Ky ka qenë diskutimi. Ka ndodh diçka, a ishte nga ana e atyre a ne. S’jam shumë… i kam thënë se; ju lutem shumë që kini parasysh që Kosova nuk është shtet tjetër në këtë luftë të përbashkët për shëndetin dhe që i ka rënë gjithë dynjasë.”, tha Rama.

Balla: Ça do të thotë kjo?
Rama: Kjo do të thotë ça thash unë. Gjykojeni mirë apo gabim

Balla: Po nuk është korrekte

Rama: Po s’është korrekte. As nëse jemi dy shtete. Se korrte është…Ajo që është vendosur karantina për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, është se kam pasur reagime dhe nga deputetet e PS. I kam thënë; Mos më thoni mua. Niko Peleshi nuk ka qenë i lumtur për këtë gjë. Kush e ka me zemër dhe kush vjen si patriot, vjen dhe voton. Më kupton.

Balla: S’voton dot..

Rama: Teoria që; ne na pengoi karantina, është një marrëzi e vërtetë. Ça baze tjetër mund të ketë
Nuk i ndruheni faktit se nga Kosova mund të vijnë votues që …
Të vijë kush të dojë dhe të bëjë ça të dojë. Dmth jo që të futet në furgonat e LSI dhe vjen dhe i merr jetën ndonjë tjetri. Komiteti mund të bëjë ça të dojë mund të mbyll e hap kufijtë, por tek Kosova nuk do të toleroja, do flisja. Për Albin Kurtin nuk flas, Skam asnjë koment.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: