Mungon berberi apo parukierja pasi janë izoluar nga Corona virusi, por Beli Cafi sfidon vështirësitë duke na demostruar on line si të presim flokët vetë në shtëpi.

Me një përvojë të gjatë, një emër shumë i njohur në parukerinë shqiptare, Beli Cafi tregon se çdo gjë ka zgjidhje edhe në kushtet kur ne nuk kemi njohuri si t’i presim flokët, madje të ruajmë edhe modelin.

Femrat, pasi të kenë bërë larjen e kokës, mjaft të ndajnë flokët në seksione me kapëse plastike, dhe duke caktuar gjatësinë që dëshirojnë mund t’i shkurtojonë aq sa u pëlqen.

Me rëndësi është ndarja në seksionet përkatëse, ndërsa për meshkujt, me një makinë, duke niveluar aq sa duhet krëhërin e makinës, mund të bëjnë prerjen e kërkuar. Deri sa jeta t’i kthehet normalitetit, ndjekim këshillat e profesionistes Cafi për t’u kujdesur për pamjen e jashtme e cila ndikon edhe në mirëqenien tonë.

Në lidhje direkte me Skype ne TV “News 24” dhe moderatoren Androniki Kolka, Cafi tregon eksperiencën e saj në karantinë dhe bisedat me pjesën tjetër të familjes jashtë Shqipërisë, e që për fat, të gjithë gëzojnë shëndet të plotë.

Po ashtu, ajo ka uruar të gjitha koleget parukiere për punën e vështirë që bëjnë shpesh të ekspozuara ndaj amoniakut të bojëra të flokëve.

(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb